Edicioni i parë i panairit të makinave, Rama: S’na tremb ëndërra për Formula 1 në Shqipëri

Në Shqipëri për herë të parë është hapur panairi i makinave. I pranishëm pasditen e kësaj të premte gjatë aktivititeti, kryeministri Edi Rama u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij se ëndërra për Formula 1 në vend nuk i tremb. Po ashtu kreu i qeverisë i ftoi të gjithë që së bashku me fëmijët të shkojnë për të kaluar disa orë ndryshe në Tiranë.

”Është një panair i veçantë, i pari i këtij lloji në vendin tonë ku ekspozohen gjëra shumë tërheqëse. Gjithashtu gjen hapësirë një industri e cila po rritet dhe ne besojmë duam ta shtyjmë sa më shumë në të ardhmen e afërt në mënyrë që të krijojmë vende pune.

Dua t’i ftoj ata që na ndjekin që të vijnë ta vizitojnë këtë hapësire ku ka shumë mundësi për të kënaqur fëmijët. Ky aktivitet ka një profil shumë të veçantë. Askujt nuk ja kishte marrë mendja se do të kishim në Tiranë një finale evropiane në futboll dhe e patëm.

Po kështu besoj se nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri dhe të arritjes deri te një garë e Formulës 1, në një pistë me të gjitha standarde”.

SHKARKO APP