Edmond Spaho: Trazira sociale nëse gjykata njeh Alibeajn

Gjykata e Apelit mbajti sot seancën që hap siparin e ankimimeve të palëve në Partinë Demokratike, që në finale do të vendosë se kush ka legjitimitetin për ta drejtuar atë.

Çështja e parë është ajo nga pala Alibeaj që kërkon regjistrimin e Statutit të Kuvendit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet e statutit në Kuvendin e 17 korrikut 2021.

Edmond Spaho, sekretar për Integrimin Europian dhe deputet i PD-së, u shpreh se nuk është optimist që kjo çështje do të zgjidhet shpejt, pasi sipas tij, është në interesin e mazhorancës ta mbajë të hapur. Por ai paralajmëroi trazira sociale nëse vendimi i gjykatës do të jetë në favor të grupit të Alibeajt.

“Sot nuk ka njeri që ka dyshim se PD është grupi i Rithemelimit të Berishës. 95% e anëtarësisë së dikurshme është në grupin e Rithemelimit. Megjithatë, mos u habisni që nën presionin politik, të merret çdo lloj vendimi. Për këtë nuk e vë dorën në zjarr. Në të kundërt, do të jetë një lojë me shumë përgjegjësi, në radhë të parë e Edi Ramës dhe pastaj edhe e gjykatës pasi nuk ka për të kaluar kaq thjesht, madje, mund të jetë shkak për trazira sociale. Po flitet për simbolet e një partie politike dhe për të asgjësuar totalisht opozitën. Më pas, Rama të sundojë si një sulltan i vetëm këtu”,-tha ne A2cnn.

SHKARKO APP