Edmond Spaho zbulon detaje nga takimet në Gjermani 3 vite më parë: Basha siguroi se nuk do t’i digjte mandatet!

Deputeti demokrat, Edmond Spaho ka zbuluar detaje lidhur me takimet e kryera në Bundestagun gjerman, tre vjet më parë, kur Lulzim Basha vendosi të digjte mandatet.

Nga Edmond Spaho

Une nuk kam qenë dëshmitar në komunikimin e zonjës Kryemadhi me zotin Basha.
Këto biseda përgjithësisht janë shumë konfidenciale.
Ajo që unë mund të them me siguri, është që në Maj 2018 kemi vizituar Bundestagun Gjerman dhe zoti Basha pati mundësinë të takojë jo vetëm drejtuesit më të rëndësishëm të CDU/CSU në Bundestag, por edhe njerëz shumë të rëndësishëm të kabinetit të Zonjës Merkel.
Të gjithë na kerkuan të mos djegim mandatet dhe Basha i siguroi që nuk do i djegë mandatet.
Ne tetor 2018 si drejtues i Grupit Parlamentar të PD dhe N/Kryetar i PD, kam pasur nderin të pres në ambientet e Kuvendit, Zonjën Susan Falatko, Drejtoreshë e Europës Qendrore dhe Lindore në DASH.
E sigurova në emër të Zotit Basha, që atij as i shkon në mendje që të djegë mandatet.
Pjesa tjetër është histori, Basha jo vetëm nuk po merr përgjegjësitë për çfarë ka bërë, por po manipulon opinionin publik.

SHKARKO APP