Eduard Selami: Edi Rama nuk ka reflektuar pas protestës

“Këto janë përtej turpërueses për një kryeministër anëtar të NATO-s dhe që dëshiron të shkojë në BE. Nuk është ky reflektimi. Në çdo vend bashkëkohor, perëndimor, kryeministri në raste të tilla del jep shpjegimet e tij, kërkon ndjesë dhe i jep mundësise për të ndrequr këto gjëra.

Sesi ka mundësi të mendosh se ke sukses kur ke mijëra njerëz në shesh”, tha ai për Ora News.

Zgjedhjen e Ramës për të hapur bunkerin e diktatorit në ditën kur qytetarët protestonin para zyrave të tij në Kryeministri, Selami e cilëson vlerësimin direkt për Enver Hoxhën: “Qëndrimi i rikthimit dhe i rivlerësimit indirekt që iu bë, për mua ka qenë një zhgënjim i madh. Këtu kam parasysh Gjermaninë, shikoni qëndrimin ndaj Hitlerit. Këtu kam parasysh edhe Stalinin. Nuk e njeh njeri Stalinin si komandant dhe çlirimtar, e njohin si diktator, shkatërroi vlerat dhe jetën e million rusëve.” Po ajo që është më shqetësuese për Selamin është vetë tendenca diktatoriale e shfaqur nga Rama, në një kohë kur ai ka vetëm rolin e kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai mund të dalë dhe të hiqet modern dhe si antikomunist, por në mentalitetin fatkeqësisht kryeministri ynë nuk është shumë larg. Raporti që ka kryeministri me ligjin që e quan gati gati si një rekomandim për mua është shqetësuese dhe është shenja më tipike kur i kam thënë se ka një përqasje diktatoriale dhe ka tendenca policore. Po ta shikojmë me kujdes kushtetutën ai është vetëm kryeministër i vendit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një analizë të përgjithshme për punën e qeverisë Eduart Selami tha se Rama po bën vetëm shtet policor të panevojshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?