Efektivi i policisë që u plagos në protesta niset në Turqi për ndërhyrje të specializuar në sy (FOTO)
Efektivi, i cili u plagos gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës është nisur mbrëmjen e djeshme për mjekim në Turqi. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.
Ministrja Manastirliu thekson se ka shpresë që policit të mund t’i kthehet një pjesë e shikimit.
“Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, sapo është nisur për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit”, shkruan Manastirliu në Facebook, ndërsa ka publikuar edhe disa foto.
Efektivi Fadil Allaraj ka kryer një ndërhyrje kirurgjikalë në Shqipëri, por i është dashur një ndërhyrje tjetër, të cilën do ta bëjë në Turqi.