“Eja n’shpinë tënde”, Gjici: Super organizim festiv me rastin e Ditës së Bjeshkëve

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka përsëritur ftesën për qytetarët që të gjithë të marrin pjesë në super organizimin festiv që do të mbahet me rastin e Ditës së Bjeshkëve. “Pamjet e magjishme, panairi i ushqimeve bio dhe të bizneseve të zonës dhe jo vetëm, muzikë dhe valle tradicionale, lojëra të ndyshme sportive, na presin për një të dielë të paharrueshme. Rruga është aksesueshme nga të gjitha llojet e mjeteve, qoftë autoveturave të vogla”.

Postimi i plotë nga Safet Gjici

EJA N’SHPINË TËNDE”

Edhe 2 ditë na ndajnë nga një super organizim festiv me rastin e Ditës së Bjeshkëve. Pamjet e magjishme, panairi i ushqimeve bio dhe të bizneseve të zonës dhe jo vetëm, muzikë dhe valle tradicionale, lojëra të ndyshme sportive, na presin për një të dielë të paharrueshme. Rruga është aksesueshme nga të gjitha llojet e mjeteve, qoftë dhe autoveturave të vogla.

EJA TË FESTOJMË SË BASHKU MË 3 KORRIK. TRADITË, KULTURË, HISTORI JU MIRËPRESIM NË BJESHKËT E BUSHTRICËS

SHKARKO APP