Ekipi i Hillary Clinton merr pjesë në rinumërimin e votave

Nju Jork, 27 nëntor 2016 – Ekipi i Hillary Clintonit tha se do të marrë pjesë në rinumërimin e votave në zgjedhjet presidenciale në shtetin amerikan, Viskonsin.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, që bëri bafasi duke fituar në zgjedhjet e 8 nëntorit, tha se rinumërimi është “mashtrim”.

Bordi zgjedhor në Viskonsin mbrëmë e ka miratuar kërkesën për rinumërim të kandidates së partisë së Gjelbër, Jill Stein, e cila ka cituar “anomali statistikore” në Viskonsin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo, po ashtu, kërkon rinumërim edhe në shtetet Miçigen dhe Pensilvani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në deklaratën e tij, zoti Trump tha se rinumërimi është “mashtrim nga Partia e Gjelbër për zgjedhjet, në të cilat është pranuar disfata”.

“Rezultatet e këtyre zgjedhjeve duhet të respektohen e jo të sfidohen dhe abuzohen”, tha Trump.

Nga ana tjetër, Marc Elias, këshilltar i kandidates demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, tha se fushata nuk ka gjetur asnjë shenjë të sulmit kibernetik në sistemin votues, por do të marrë pjesë në rinumërim, “me qëllim që të ketë siguri se procesi vazhdon në mënyrë që është korrekte për të gjitha palët”.

Dallimi në vota tregon se është pothuajse e pamundshme që çfarëdo rinumërimi do t’i sillte zonjës Clinton fitore në të tri shtetet, që eventualisht do ta ndryshonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. (REL)

Trump flet për rinumërimin e votave në Uiskonsin: Tentativë për manipulim

trump13

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump e ka përshkruar si tentativë manipulimi kërkesën për rinumërim votash në shtetin e Uiskonsinit.

Trump e fitoi ngushtësisht atë shtet dhe bëri thirrje për respektim të rezultatit dhe jo për manipulim të tij.

Në fakt, kërkesa për rinumërim ka ardhur nga kandidati i Partisë së Gjelbër, Jill Stein. Ai ka kërkuar rinumërim edhe në Miçigan dhe Pensilvani, duke thënë se ka patur anormali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?