“Ekonomia në greminë”, Mediu: Të bashkohemi të shpëtojmë vendin nga regjimi i korruptuar të Ramës

Kandidati me nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në zonën e Fushës së Aviacionit, në njësinë nr.7 në Tiranë, ku pa nga afër situatën dhe problemet në të cilat ndodheshin këto biznese. Shumë të shqetësuar ata u shprehën se bizneset po shkojnë drejt falimentimit dhe se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë nisëm për ti ndihmuar.

Mediu gjatë takimeve të tij e vuri theksin mbi problemet e pronës dhe legalizimit dhe premtimet e pambajtura nga qeveria për legalizimin e saj.

“Ky është shteti që është ndërtuar këto 8 vjet dhe prandaj them që nuk ka dallim ndërmjet të majtëve dhe të djathtëve, sepse si të majtë dhe të djathtë vuajnë sot nga papunësia, si të majtë dhe të djathtë vuajnë sot nga pamundësia për të pasur një shtet që t`i trajtojë  si të barabartë përballë ligjit. Si të majtë dhe të djathtë sot vuajnë mungesën e besimit dhe shpresës tek e ardhmja, sidomos mundësia për t`a bërë Shqipërinë evropiane.”

Ai bërë një thirrje për qytetarët që të dilnin dhe të votonin masivisht pa dallim bindjesh politike por me të vetmen bindje për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

“Prandaj mendoj që data 25 Prill është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse vendosen përballë njëra-tjetrës dy botë. Njëra botë është bota e shqiptarëve që duan shtet që t`i konsiderojë ata qytetarë ne dinjitet dhe të barabartë përballë ligjit. Nga ana tjetër është bota e Edi Ramës, e krimit dhe korrupsionit. Mos ja falni jetën e fëmijëve tuaj, të familjeve tuaja, jetën tuaj, dinjitetin dhe lirinë, Edi Ramës dhe pushtetit të tij të inkriminuar” përfundoi Mediu.

 

SHKARKO APP