Rama mbledh Kongresin e PS-së më 8 dhjetor, zbulohen detajet
Java e dytë e dhjetorit është e rëndësishme për socialistët. Në datë 8 dhjetor, ditë që përkon me ditën kombëtare të Rinisë, kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, organi më i lartë vendimmarrës i partisë. Në mbledhjen e Kongresit pritet të zgjidhet sekretariati i ri i PS, pasi u shkarkua në korrik nga Asambleja e Përgjithshme.
Burime për gazetën “Koha Jonë” bëjnë me dije se delegatët do të mblidhen në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, ku do të votëbesohen emrat e rinj për të nisur punën në postet drejtuese në parti.
Blendi Klosi, sekretari i përgjithshëm i komanduar i PS-së, pritet të prezantojë para delegatëve platformën e tij për forcimin dhe organizimin e mazhorancës socialiste, si një parapërgatitje për vitin zgjedhor.
Sekretariati i PS i shkarkuar nga Asambleja më 26 korrik
1.Sekretar i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri
2.Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
3-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
4-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
5-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
6-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
7-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
8-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
9-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj