Ekspertët inspektojnë pallatin te Rruga e Kavajës: Nuk ka pësuar dëme
Një grup profesorësh të inxhinierisë së ndërtimit inspektuan këtë të enjte pallatin në rrugën e Kavajës ku u raportua se pas tërmetit të djeshëm 5.6 i shkallës rihter pësoi deformime.
Nga këqyrja e grupit të profesorëve është arritur në konkluzionin se pallati nuk ka pësuar dëmtime.
Ekspertët e inxhinierisë panë edhe pikat kyçe të ndërtimit dhe nga konstatimi paraprak dolën në përfundimin se nuk ka pësuar dëme.
Ndërkohë shqetësimit të një qytetareje e cila banonte pikërisht në këtë ndërtesë, nëse mund të futen brenda në pallat për të jetuar dhe a ka rrezik të shembet nëse ka ndonjë tërmet tjetër të fortë, profesorët nuk dhanë një përgjigje përfundimtarë, por u sugjeruan që të kontaktojnë me konstruktorin i cili e ka ndërtuar dhe t’u kërkojnë aktin e kolaudimit.
KOHA JONË SONDAZH

