Eksperti i reformës, Gent Ibrahimi – Konsensusi i 21 korrikut një hap pas, presion politik gjatë hartimit të draftit
Kreu i grupit të ekspertëve të nivelit të lartë që asistoi Kuvendin me kërkesë të PS-së në realizimin e reformës në drejtësi, Gent Ibrahimi shprehet se konsensusi politik për ndryshimet e 21 korrikut është një hap prapa për reformën në drejtësi.
Në këtë mënyrë Ibrahimi mbështet qëndrimin e shprehur nga kryetari i Komisionit të Reformës Fatmir Xhafaj, i cili një deklaratë të tillë e ka bërë pak javë më parë në një intervistë në media, deklaroi se konsensusi politik e dëmtoi reformën e nisur në sistemin e drejtësisë
““Edhe marrëveshja e 21 korrikut, që për mua është një hap pas për procesin dhe do të ndjehen efektet. Është gjëja më e pak e shëndetshme në gjithë këtë proces të reformës. I dha më shumë hapësirë dhe ndikim partive politike në sistem. Edhe vetë komisioni i vettingut do të ketë 6 përfaqësues nga maxhoranca dhe gjashtë nga opozita. Ne vetë kishim kërkuar një përfaqësi të fortë ndërkombëtare në këtë pikë”, do te shprehej Xhafaj.
Dhe në të njëjtën linjë shprehet dhe eksperti I PS-së për reformën, Gent Ibrahimi, duke gjykuar se këto ndryshime i japin më shumë rol politikës në sistemin e drejtësisë.
Ibrahimi: Padyshim që ndërhyrjet që bëri politika dhe që u finalizuan mëngjesin e 22 korrikut ishin të tilla që theksuan rolin e politikës në proçesin e përzgjedhjes dhe të emërimit të anëtarëve të organeve qeverisëse në sistemin e drejtësisë dhe të anëtarëve të organeve të vettingut. Këtë bëri politika në datën 22 korrik, mori vendime të cilat në thelb krijojnë institucione të balancuara politikisht. Unë nuk jam në gjendje të gjykoj nëse ajo që u bë është më e mira apo jo. Nga këndvështrimi im nuk është më e mira, zgjidhja që u dha me datë 22 korrik është një hap prapa.
Testi kushtetues për ligjin e vettingut i bën mirë sistemit, por nëse kjo kthehet në model atëherë bëhet fjalë për një skemë për ta vonuar këtë reformë.
Ibrahimi: S’kam ndonjë kundërshtim në parim me testimin e kushtetutshmërisë së tyre para Gjykatës Kushtetuese për sa kohë që kjo nuk bëhet një model, se po u bë një model atëherë tregon se problemi nuk qëndron tek anti-kushtetuetshmëria e prezumuar e ligjit, por qëndron tek një plan për të nxjerrë nga shinat komplet reformën. Kompetencat, Kushtetuta ja ka veshur organet vettingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kolegjit të Posaçëm të Apelit dhe komisionerëve publikë. Ligji delegon detyra në funksion të ushtrimit të këtyre kompetencave nga organet e vettingut.
Ibrahimi foli dhe për klimën në të cilën ekspertët punuan për të hartuar draftin, duke thënë se presioni politik nëpërmjet medias ishte i madh por ekspertët ia dolën ruanin profesionalitetin e tyre.
Ibrahimi: Krahët politikë kanë pikëpamje diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje, nuk është hera e parë që Shqipëria ballafaqohet me këto fenomene. Kjo ndodhi edhe në rastin e reformës në drejtësi dhe në këtë moment puna jonë mori natyrë tjetër, ishim në pozicion mbrojtës. Presioni është ai që keni parë në media, asgjë më shumë se aq. Jo se aq është pak, edhe aq është shumë. Por aty filloi dhe aty mbaroi gjithçka.
Megjithatë Gent Ibrahimi mendon se kjo Kushtetutë është shumë më e mirë se Kushtetuta e vjetër e 1998, pasi decentralizon sistemin gjyqësor dhe atë të prokurorisë, i cili më parë ishte përqëndruar në duar të pak njerëzve.

/OraNews
KOHA JONË SONDAZH