Ekstradimi i Seitit, Manjani: Kryeprokurorja të largohet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar ekstradimin e Nezar Setit, i njohur si financier i grupit Habilaj. Këtë vendim, Manjani e cilëson skandaloze. I ftuar në studion e lajmeve në ”Ora News”, ish-ministri i Drejtësisë, deklaroi se për këtë çështje duhet të ishin prerë mandate arresti.

”Më ka befasuar lajmi i ekstradimit të të vetmit peshk të madh që kishim ne në burg, nuk kemi më peshk në burg, atë që kishim e hoqëm. Justifikimet që dha prokuroria për këtë çështje janë skandaloze. Ajo zonjë minimumi nuk duhet të rrijë në atë detyrë, dhe maksimumi duhet të ishin prerë mandate arrestesh dhe jo të na tregojë përralla me procedime disiplinore me nene që ja ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese. Duhet të ishin prerë koka, në vend të Seitit sot duhet të ishin koka të mëdha në burg nga ministria, prokuroria, nga autoritetet e burgjeve nga policia e shtetit etj. I gjithë populli shqiptar e di që ky është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, shefja e Prokurorisë nuk e dika, ministra nuk e di, burgjet nuk e di, policët nuk e dinë. Kjo është poshtërsi! Minimalisht nëse kanë një minimum karakteri njerëzor ti dorëzojnë ato detyra me nder, ti hapën rrugë të zotëve që të vinë të presin mandatet e arrestit se kjo punë nuk mbaron me procedime disiplinore”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?