Ekstremistët grekë, protestë në Selanik: Do djegim Tiranë, do marrim Korçën dhe Sarandën

Thirrjet antishqiptare dhe raciste kanë vijuar edhe gjate ditë së sotme në Greqi. Një grup protestuesish janë mbledhur para konsullatës shqiptare në Selanik dhe kanë hedhur parrulla kundër shtetit shqiptar.

Në videot e publikuara nga një pjesë e mediave greke shihen disa të rinjtë që këndojnë marshe ushtarake dhe bëjnë thirrje për pushtimin e Shqipërisë. Në protestë nuk shihet asnjë policë dhe asnjë zyrtar grek. Sipas ekstremistëve, protesta para konsullatës dhe hedhja e parrullave janë reagim për vrasjen e Kostandinos Kacifas.

Ekstremistët grekë thonë se misioni i tyre “është bashkimi i Jugut të Shqipërisë me Greqinë”. Po ky grup ekstremist që e ka prezantuar veten si një grup shoqatash për “bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë”, ka publikuar një marsh luftarak që me fjalë barbare që flet për vrasjen e shqiptarëve dhe pushtimin e Korçës dhe Sarandës.

“Saranda dhe Korça do të jenë bashkuar dhe pastaj Heroi Katsifa do të djeg Tiranë”, thuhet ndër të tjera në tekstin luftënxitës të ekstremistëve grekë.

Video e protestës 

YouTube player

SHKARKO APP