Elbasan, Balla: Sistemi i ri me vlerë 2.3 mln dollarë i jep fund problemeve me energjinë

4418 abonentë përfitojnë nga investimi i ri i OSHEE që përfshin disa zona të Elbasanit, Peqinit e Belshit. Bëhet fjalë për një investim prej 2.3 milionë dollarë i cili do të reduktojë defektet në masën 90% dhe riparimin e tyre në vetëm 20 minuta. Humbjet në rrjet në këtë zonë ishin 40% tashmë parashikohet të jenë, jo më shumë se 14%.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiate për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla inspektoi ecurinë e punimeve ndërsa theksoi performancëne shumë të mirë të OSHEE e cila po investon në çdo cep të vendit.

“Falenderoj OSHEE për vijimin e investimeve në zona të ndryshme të Qarkut të Elbasanit. Ky është një investim i ndërlidhur që nis në Bradashesh, vijon në Vidhas e Papërr, Peqin e përfundon në Belsh. Vlera e investimit është rreth 2.3 milionë dollarë. Janë 58 kabina në aksin Elbasan-Peqin-Belsh. Totali i kabllove ABC është rreth 114 km, pra historia që energjia ndërpritet prej motit të keq përfundon.

Ky investim garanton reduktimin e defekteve dhe koha e riparimit në rast defekti është 20 min. Ky investim në Bradashesh do të përfundojë në kohë shumëtë shkurtër. OSHEE tashmë ka një performancë krej tjetër nga ajo e vitit 2013 kur shënonte mbi 45% humbje në rrjet dhe 50% arkëtime”,-tha Balla.

Edhe banorët e zonën vlerësuan investimin në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike i cili do t’i japë fund problemeve me energjinë.

SHKARKO APP