Elia Zaharia thyen heshtjen: Erdha në shtëpi dhe gjeta Lekën duke rr*hur tim atë

Videot e sherrit mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës janë kryefjalë në media, dhe problemet mes tyre janë bërë publike. Akuza për dhunë dhe prona. Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën.

Në një prononcim për Vizion Plus, Elia Zaharia thotë se çështja me Princ Lekën me të cilin është në proces divorci është shumë e vështirë për atë dhe familjen e saj.

Elia thotë se nuk është aspak e lehtë për atë, kur kthehet në shtëpi dhe gjen Princ Lekën që përpiqet të dhunojë babanë e saj 73-vjeçar.

“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia.

SHKARKO APP