Elisa Spiropali i kthehet Berishës: Je katandisur nga kryeministër spajperist në snajper me qira
Ministrja për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka replikuar në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Kush të mori me qira sot? Kanë filluar të marrin me qira tani. Të hedhin edhe ndonjë kocë këtej e andej gardhit për t’u marrë me njërin dhe tjetrin. Ta kuptoj moshën dhe hallin. Është e paimagjinueshme që një gjysh që duhet të ishte mbyllur me turp sot, del në foltore dhe përmend problemet e tij të rënda. Me që fole për të varfrit e Shqipërisë, ti që paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë, ti që sulmon ata që nuk të japin favore, unë për ty kam vetëm dy fjalë: më vjen keq për katandisjen tënde. Ke qenë kryeministër dhe nga kryeministër snajperist, je kthyer në një snajper me qira. Ata që të përdorin, do të të lënë ashtu siç je i zhveshur nga çdo moral. Ku humbur Sali. E di që të ka mbetur në fyt kocka e Shkodrës“, ka thënë Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

