Elisa Spiropali kritikon KQZ-në për pengesën e rezultatit: Vora është dallëndyshja e parë e fitores

Nga Kavaja, kryeparlamentarja dhe drejtuesja politike e PS për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali tha për “Opinion” se është e zhgënjyer me faktin se KQZ nuk publikoi rezulltatet nga votimi elektronik në Vorë dhe njësinë nr.10 në Tiranë.

“Bie ndesh me logjikën e numërimit, me traditën e nxjerrjes së rezultatit në kohë reale dhe vetë investimin që është bërë. Nuk e kuptojmë se cila taktikë e partive e ka detyruar KQZ-në të mos e publikojë këtë rezultat, që të keni besim është tejet i lartë për PS-në”, tha ajo.

U shpreh me bindje se PS ka marrë fitoren në bashkinë Vorë. “Do e quaj Vorën dallëndyshen e parë të fitores”, theksoi Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?