Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë: Shqipëria dhe Turqia prodhojnë dhe i japin botës siguri e paqe

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, është pritur në një takim zyrtar në Ankara nga kryeparlamentari i Turqisë, Numan Kurtulmuş.

Gjatë fjalimit të saj, Spiropali foli për rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve, teksa bëri me dije se Shqipëria dhe Turqia ranë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare si në nivelet më të larta ashtu edhe mes komisioneve parlamentare.

“Shqipëria dhe Turqia prodhojnë dhe i japin botës siguri e paqe, të cilat janë të nevojshme në çdo kohë, por janë të një rëndësie kritike në kohën që jetojmë kur retë e luftës, nuk janë më në horizont por rrotull vendeve tona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne ramë dakord ta intensifikojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare si në nivelet më të larta ashtu edhe mes komisioneve parlamentare, grupeve të miqësisë dhe deputetëve, si edhe të mbështetjes së kandidaturave respektive në organizatat kombëtare shumëpalëshe”, tha Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?