Elisa Spiropali, mesazh me rastin e 1 Majit: Puna e denjë është themeli i një shoqërie të drejtë
“1 Maj, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Respekt e mirënjohje për punëtoret dhe punëtorët shqiptarë, që çdo ditë, me përkushtim e sakrificë, mbajnë gjallë ekonominë, kujdesen për familjet e tyre dhe ndërtojnë një Shqipëri europiane, më të zhvilluar, më solidare.
Puna e denjë është themeli i një shoqërie të drejtë.
Prandaj Kuvendi i Shqipërisë është i angazhuar të mbështesë:
Rritjen e pagave dhe ngushtimin e dallimeve e të pabarazisë;
Përmirësimin e kushteve të punës dhe të sigurisë, sidomos në sektorët e prodhimit;
Forcimin e mbrojtjes ligjore të punëtorëve;
Përfshirjen më të madhe të vajzave dhe grave në tregun e punës;
Zgjerimin e hapësirave për punësimin e të rinjve, për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri“, shkruan kryeparlamentarja Elisa Spiropali në mesazhin e saj.
KOHA JONË SONDAZH

