Elmaz Sherifi: Dështimi i Reformës për ndarjen administrative territoriale
Nga Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS
“Dështimi i Reformës për ndarjen administrative territoriale” !
Me ligjin 115/2014 Shqipëria u nda në 61 bashki. Ndarja administrative u bë në kundërshtim me kushtetutën dhe pa miratimin e opozitës.
Si argument për ndarjen administrative u përdor ulja e shpenzimeve për administratat vendore dhe eleminimin e kryetarëve të komunave, ose “bejlerëve”, si i quante “Rilindja”.
Qëllimi i vërtetë nuk ishte vetëqeverisja vendore, por, krijimi i zonave elektorale, ashtu si i interesonte maxhorancës.
Është fakt, që shpenzimet për administratën e bashkive pas ndarjes administrative janë rritur mbi 23 %, dhe shërbimet publike në ish-komuna janë përkeqësuar. Popullsia e ish-komunave nuk kanë përfaqësues të tyre në këshillat bashkiake dhe administratat janë shtuar për qëllime elektorale.
Pas zgjedhjeve të vetëqeverisjes vendore pa opozitën me 2019, janë rikthyer këshillat popullore të rretheve dhe komitetet ekzekutive të tyre.
Riorganizimi administrativo-territorial duhet të jetë një nga prioritetet e qeverisjes për të plotësuar standardet më të përparuara sipas Kartës Europiane të Vetëqeverisjes vendore.