Emiljano Aleksi: Sehirxhinjtë (Pjerin Ndreu) akuzojnë…

Pas akuzave të deputetit të PS, Pjerin Ndreu, se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve nuk kanë hedhur as edhe një gram kripë në veri të vendit, ka reaguar zëdhënësi i kryetarit të Kuvendit.

Emiljano Aleksi i quan spekullime lajme të tilla. Ai nuk e përmend me emër deputetin Nreu, por referimi është i qartë.

“Është bërë sport kombëtar vetëdenigrimi dhe spekullimi. Të akuzosh nga faqet e facebook-ut dhe mos të ndjekësh nga afër punën e bërë për të ardhur në ndihmë gjithë komunitetit, në limitet e kapaciteteve që disponohen, është dhe e turpshme dhe antikombëtare.Është shumë e lehtë të shash në grup, pa argument, pa fakt, thjesht për të shprehur pakënaqësinë e paevitueshme nga jeta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk do çuditem dhe kur të dëgjojë që po pastrohen rrugët dhe po hidhet kripë vetëm atje ku kalojnë simpatizantët e LSI-së. “Të drejtën për çdo ndjenjë njerëzore e kanë vetëm ata që punojnë, Sehirxhinjt akuzojnë”, shkruan zëdhënësi i Metës, duke postuar edhe disa foto të borëpastruesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

15823438_1274201479331567_5667829099583233912_n

15894349_1274201575998224_8338767165129980096_n

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?