Emrat e Presidentit Nishani për Gjykatën e Lartë, tek “ligjet”
Vullneti politik i maxhorances për te rrezuar çdo kandidature qe vjen nga presidenti per shkak se nuk jane realizuar konsultimet e nevojshme, është bere tashme publik, por ky vendim do te acaroje marrëdhëniet me kreun e shtetit ne momentin qe ky i fundit pritet te dekretoje edhe emrin e guvernatorit te ri. Kreu i Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafaj ka njoftuar se 2 kandidatet per Gjykatën e Larte do te zhvillojnë te martën paradite seance dëgjimore ndërkohe qe te enjten do te votohen ne seance. Komisioni i Ligjeve ka realizuar edhe nje seance dëgjimore me ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito e cila ka raportuar ne lidhje me detyrimet qe vijnë nga progres-raporti i Komisionit Eruropian.