Endri Fuga: Edi Rama në Beograd pa antiplumb

“Edhe pse vizita e tij u sigurua me 5.000 policë, më 10 nëntor në Beograd, Rama kishte veshur nën kostum një jelek mbrojtës. Në samitin e ardhshëm të krerëve të qeverisë për sigurinë e pjesëmarrësve do të kujdesen 10.000 oficerë të policisë, por Edi Rama përsëri do të veshë një jelek antiplumb”, shkruan “Kurir”. “Kurir” shkruan se në Beograd, në datën 16 dhjetor do të mbahet samiti i Kinës, ku do të marrin pjesë 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, dhe një nga pjesëmarrësit do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili vizitoi së fundi Beogradin.

Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit në qeverinë shqiptare thotë për “Kurir” se kryeministri nuk ka pasur jelek antiplumb dhe se informacioni i tyre ishte i pavërtetë. “Me mirësi ju kërkojmë që të verifikoni informacionin pasi nuk kishte antiplumb”, është shprehur Fuga.

 “Do të shihet nëse kryeministri shqiptar do të veshë një jelek mbrojtës gjatë samitit të ardhshëm në Beograd, ku për sigurinë e 17 krerëve të qeverive do të kujdesen 10.000 oficerë. Ky fakt është edhe më interesant, kur merret parasysh që në Beograd, kanë ardhur zyrtarët më të lartë të botës, si Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri francez Manuel Vals. Por ata ndjeheshin mjaftueshëm të sigurt, dhe asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur të vishte jelek”, shkruan “Kurir”.

SHKARKO APP