Endri Fuga për gazetarët: Squlleni para Berishës, ndaj Ramës jeni pa etikë
Drejtori i Komunikimit në Kryeministrit, Endri Fuga ka reaguar sot për intervistën e dhënë nga Sali Berisha në Top Channel. Në një mesazh të Twitter, Fuga duket se nuk i ka pëlqyer qëndrimi i gazetarëve që ishin në studio me ish-kryeministrin.
Fuga thotë se është krenar që e ka nxjerrë në pension “vjetërsirën komuniste” duke ju referur Berishës. Ndërkohë që nuk e fsheh pakënaqësinë për mosmirësjelljen e gazetarëve ndaj Edi Ramës.
“Kur ju shoh se si squlleni për inerci përballë Saliut, jam shumë krenar që e nxorëm në pension këtë vjetërsirë komuniste! 100 herë më mirë mosmirësjellja juaj ndaj Kryeministrit të sotëm, sepse tregon se jeni krejt të lirë edhe pse s’jeni hiç etikë?”,- shkruan Fuga.
Në panelin e studios të Eni Vasilit, në Top Channel, përballë Berishës ishin gazetarët, Alfred Peza, Arian Çani dhe Ervis Iljazaj.
Kur ju shoh se si squlleni per inerci perballe Saliut, jam shume krenar qe e nxorrem ne pension kete vjetersire komuniste! 100 here me mire mosmiresjellja juaj ndaj Kryeministrit te sotem, sepse tregon se jeni krejt te lire edhe pse s'jeni hiç etike😊
— Endri Fuga (@endrifuga) October 22, 2018