Endrit Braimllari kallëzon në SPAK Niko Peleshin

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari ka paditur në Prokurorinë e Posacme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin si dhe tre drejtorë të rëndësishëm në këtë qytet.
Kallëzimi është bërë për akuzat e “shpërdorim detyre” dhe “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Në kallëzimin penal të Braimllarit, thuhet se “të gjithë këta shtetas të cilët kemi kallëzuar ushtrojnë funksione publike prej kohësh, ata e kanë lënë postin dhe kanë filluar të bëjnë fushatë ku të munden dhe si të munden duke filluar që nga zyra e tyre ku ushtrojnë detyrën publike, ashtu edhe të punonjësve në varësi të tyre duke i ngarkuar me detyra politike edhe pse ato ushtrojnë një detyrë publike jopolitike”.

Kallëzimi është bërë ndaj Niko Peleshit, ministër i Mbrojtes dhe drejtues politik i PS në qarkun Korçë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Petrika Tollkuçi drejtori i FSDKSH Korçë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilir Bajlozi drejtori i drejtorise rajonale të Sigurimeve Shoqërore Korçë

Artur Qeramixhi drejtor i OSHEE Korçë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?