Endrit Braimllari: Nevojë për ndryshim radikal. Qytetarët janë të lodhur nga politika vjetër

Kryesuesi i listës së LSI në Korçë, Endrit Braimllari ka vijuar fushatën me bizneset dhe banorët e këtij qyteti, ku ka shpërndarë programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ish-deputeti i LSI thekson se nevoja për ndryshim radikal ndihet kudo dhe sipas tij qytetarët janë të lodhur nga politika e vjetër dhe abuzuese.

Nevoja për ndryshim radikal ndihet kudo tek çdo qytetar Korçar. Të lodhur nga një politikë e vjetër, abuzuese dhe varfëruese, qytetarët tani janë të bindur për ndryshimin e madh në 25 prill. LSI ka një program ambicioz që i jep zgjidhje punësimit, uljes së kostos së jetesës dhe kthimit te shpresës në vend. Shqipëria, ka nevojë për ndihmë tani!”, thekson Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?