Endrit Shabani: Ka ardhur koha ta ndërrojmë kasetën e vjetër

Nga Endrit Shabani-
Kur kjo klasë politike erdhi në pushtet, ne e dëgjonim muzikën me këtë kasetë.
Në atë kohë prindërit e mi dëgjonin këngën ‘Numërimi final’ nga grupi Evropa. Ata ishin ende të rinj, dhe kishin shpresa për këtë vend.
Kanë kaluar 32 vite.
Ata që kanë lindur në 1990, sot janë bërë 32 vjec. Ata janë rritur në një botë të internetit, smartfonëve dhe rrjeteve sociale. Ata as që e kanë idenë se cfarë është kjo kasetë.
Por ata ende përfaqësohen nga të njëjtët njerëz, që edhe pas 32 vitesh vazhdojnë të premtojnë 24 orë ujë.
Kjo klasë politike jo vetëm që i tradhëtoi ëndrrat prindërve tanë, por na ka vjedhur edhe vitet e rinisë.
Më doli mjekra dhe po më bien flokët duke pritur që këta ta bëjnë Shqipërinë si Evropa.
Nuk kemi më kohë për të humbur.
Ka ardhur koha ta ndërrojmë kasetën.

SHKARKO APP