Energjia e rinovueshme/ Zv.kryeministrja Balluku: Sipërmarrësit kanë 1 vit kohë për studimin e zonave
Për sektorin privat që vendos të investojë në parqet eolike dhe solare do të ketë lehtësime sa i përket procedurave aplikuese për ndërtimin e tyre. Bizneset do të kenë mundësi 1 vit kohë për studimin paraprak të zonës. Zv/kryeministrja Belinda Balluku, dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur ndryshimet lehtësuese të cilat prekin edhe vetprodhuesit e energjisë elektrike.
“Përmirësime në VKM 882, për miratimin e rregullave të ndërtimit të kapaciteteve të reja të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncensioni. Janë disa çështje që lehtësojë procesin tashmë inicitativa e sektorit privat që do ndërtojnë parqe eolike dhe solare është në rritje. E para duke I dhënë aplikimeve mundësi që të kenë një kohë paraprake për studimin. 12 muaj për studimin e zonës të jetë e përfshirë në lejen e autorizmit paraprak”,-u shpreh Balluku.
Do certifikojmë të gjithë prodhuesit që ngrenë kapacitete elektrike për arsye vetprodhimi, kanë të drejtë ta hedhin në rrjetet e transmetimit pa kërkuar nga shteti të kompensohen për këtë sasi të hedhur.
E pyetur për Tecin e Vlorës ministrja Balluku tha se ka një plan me 3 module në proces për vënien në punë të tij. Ndalur tek ecuria e naftës në Shpirag, ministrja Belinda Balluku u shpreh optimiste për nxjerrjen e saj në sipërfaqe teksa tha se ende priten të publikohen të dhënat nga kompania holandeze Shell.