“Energjia”, Peleshi inspekton aksionin në Kombinat: Vijon “lufta”

Zëvendëskryeministri bëri një ndalese në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku OSHEE kishte ndërprerë një numër lidhjesh të paligjshme duke çuar dhe në ndalimin e pronarit të njërit prej bizneseve.

Ai përshëndeti punonjësit e OSHEE dhe të Policisë së Shtetit për punën e tyre duke deklaruar se aksioni i filluar ditët e fundit nuk ka si synim thjesht ndaljen e vjedhjes për arsye ekonomike e financiare, por edhe vendosjen e barazisë përpara ligjit dhe dhënien fund situatës së paligjshmërisë që ka mbizotëruar në sektorin e energjisë për vite me radhë.

Peleshi inkurajoi punonjësit që të vazhdojnë punën e tyre, duke i siguruar për mbështetjen e qeverisë dhe duke i garantuar se lufta ndaj abuzimit në këtë sektor nuk ka për të ndalur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?