Energjia, Rama: Njoftimi për krizë, jo alarm sirene. Studentët e pavaksinuar s’i nxjerr dot jashtë

Kryeministri Edi Rama, thotë se njoftimi i para disa ditëve për energjinë, është një situatë që tregon krizë e jo alarm sirene siç është përceptuar nga njerëzit.  Për akuzat e shitjes së energjinë nën çmimin e blerjes, Rama tha se kjo vjen nga situata pasi shitja bëhet në kohë kur ka shumë reshje.

I ftuar në ”Now me Erla Mëhillin”, Rama theksoi se pranimi apo mospranimi i studentëve në auditore është në duart e universiteteve pasi janë autonomë.

”Nuk besoj se është e nevojshme të kalojmë në masa të tilla ekstreme. Duhet menduar në mënyrë pozitive. Duhet menduar që duke qenë se vaksinat do të vijojnë të jenë në dispozicion, do të vaksinohen. Normalisht ata nuk duhet të marrin pjesë, por kjo është një çështje e autoriteteve sepse qeveria nuk çon dot njerëz për t’i nxjerrë jashtë. Universitetet janë autonomë. Ata që janë vaksinuar kanë të gjithë të drejtën që të jenë në një mjedis të sigurtë, ministria e Arsimit duhet të shkojë të nxisë studentët”.

“Në Stadium ideja ishte që duhej të bëhej hyrja vetëm për persona të vaksinuar”, shtoi kryeministri duke thënë se nuk e di se a është zbatuar ky rregull.

SHKARKO APP