Engel-Bashës: Vlerësoj lidershipin tuaj

Në ditën e fundit të Konventës Kombëtare të demokratëve, ku Hilari Klinton pranoi nominimin për kandidate për presidente të SHBA-ve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me senatorë dhe kongresmenë mes të cilëve dhe me bashkëkryetarin e Komitetit për Europën, Eliot Engel.

Engel ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të zotit Basha dhe PD për reformën në drejtësi. Ai e përgëzoi zotin Basha për lidershipin e treguar  për të sjellë në fund një reformë bazuar nga standardet më të mira të rekomanduara dhe nga Komisioni i Venecias dhe miratimin me konsensus të saj.

Konsensusi  ishte e vetmja mënyrë për të garantuar një drejtësi të pandikuar politikisht, theksoi Engel duke përgëzuar zotin Basha për qëndrimin e tij parimor. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në këtë proces i cili ishte kompleks dhe i vështirë, por në fund produkti është ai nga i cili përfiton çdo qytetarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi, Basha ka theksuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë sfida e ardhshme për Shqipërinë. Për këtë zoti Basha kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e zotit Engel dhe të Komitetit për Europën në kongresin amerikan. Zoti Engel ndërsa theksoi se një vend nuk mund të bëj progres nëse nuk garanton votën e lirë të qytetarëve të tij ka ofruar mbështetjen dhe gadishmërinë për të kontribuar në të gjithë procesin që do të sjellë një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhorë në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?