Enkelejd Alibeaj: Më 6 mars sfidojmë Edi Ramën. Përzgjodhi të dënuarit për kryebashkiakë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, shkruan në “Facebook” se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të sfidohet Edi Rama.

Përmes një video-mesazhi, Alibeaj thekson se “Rama është njeriu që përdori bandat kriminale, fondet e rindërtimit nga tërmeti, korrupsionin e inceneratorëve dhe patronazhistët për masakrën elektorale të 25 prillit”.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Pushteti që vjen nga krimi dhe korrupsioni nuk prodhon asgjë të mirë për shqiptarët, ata po e shohin këtë çdo ditë. Edi Rama është njeriu që përdori bandat kriminale, fondet e rindërtimit nga tërmeti, korrupsionin e inceneratorëve dhe patronazhistët për masakrën elektorale të 25 prillit. Është ai që përzgjodhi dhe kandidoi të dënuar për krime dhe të korruptuar në krye të bashkive të cilët u denoncuan që në fillim nga PD.
Kjo është e qartë si drita e diellit për shqiptarët dhe për këdo se Rama nuk fiton dot pa kriminelët dhe paratë e pista, prandaj ai ka nisur te mobilizojë sërish krimin dhe non-gratat për të vjedhur votat.
Ne do ta vazhdojmë të vendosur betejën tonë kundër kriminelëve dhe korrupsionit që po e mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët meritojnë një qeverisje më të mirë si lokale ashtu edhe qendrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?