Enkelejd Alibeaj vendos kusht: Presidenti të zgjidhet brenda raundit të tretë

Enkelejd Alibeaj deklaroi në mbledhjen e sotme mes mazhorancës e opozitës se presidenti duhet të zgjidhet brenda raundit të tretë në mënyrë që të quhet konsesual ndërsa shtoi se garanci nga ana e maxhorancës do të ishte nëse hiqen raundi i katërt dhe i pestë.

U hoqën dy kushte. U hoqën dy klauzola? Propozimi im është i qartë dhe nuk besoj se ka njeri që nuk e kupton. E drejta e propozimit t’i takojë opozitës. Kjo është një çështje që nuk do njeri mend për ta kuptuar. E pranoni ju këtë klauzolë për hir të kushtetutës. Vetëm në këtë mënyrë jepet një president që gëzon mbështetjen e të gjitha palëve politike. Po kalove te i katërti dhe i pesti ti e ken ë xhep. I vetmi proces kushtetues janë ato që përcaktohet në tre raundet e para. Raundi i katërt dhe i pestë mund të eksplorohet vetëm kur opozita bojkoton procesin.

Do jetë një president i etiketuar si i maxhorancës. Por kjo mund të bëhet vetëm kur opozita nuk merr pjesë në proces. Ne po marrim pjesë. Raund të katërt dhe të pestë nuk ka. Garanci është thuash që nuk ka raund 4 dhe 5. Deri te raundi i tretë duhet të kemi domosdoshmërisht presidentin. Kjo garanton procesin. Të mos jetë vetëm një propozim ekskluziv i yni. Shqiptarët do thonin çfarë është kjo lojë. Ne propozojmë një numër të caktuar kandidaturash duke iu lënë dhe ju hapësirën të merrni pjesë në proces. Kushtetutën dimë ta lexojë të gjithë”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP