Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 12:03 FORMULA1 – Wolff mbyll derën për Ferrarin: “Antonelli është i Mercedesit” Toto Wolff, drejtuesi i ekipit Mercedes në Formula 1, ka shprehur bindjen e tij të plotë se piloti i ri Kimi Antonelli nuk do…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Berisha
  • Rama në Bruksel
  • Studentët shqiptarë
  • Protesta në Pragë
  • Kënga nacionaliste
  • Lufta në Ukrainë
  • Lindja e Mesme
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Berisha
  • Rama në Bruksel
  • Studentët shqiptarë
  • Protesta në Pragë
  • Kënga nacionaliste
  • Lufta në Ukrainë
  • Lindja e Mesme
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Eno Bozdo: Kuvendi i PD, dy teza asfiksuese dhe zhgënjimi i debatit të munguar

Politikë E hënë, 19 Korrik 2021 08:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: ENO BOZDO

Të gjithë ata që patën shpresën e vagët  se Kuvendi i jashtëzakonshëm i Partisë Demokratike do të jepte një mesazh të plotë dhe të thellë reflektues mbi situatën ku gjendet PD apo do të trajtonte me mençuri rrugët dhe strategjinë për të kapërcyer situatën e vështirë si dhe do të shpaloste synimet e saj për t’u rikthyer forcë e parë politike në vend, me siguri që u ndjenë të zhgënjyer, sepse mesazhe të tilla nuk u dëgjuan aspak në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Pritshmëria ndër demokratët ishte e lartë dhe madje më e lartë ishte pritshmëria e opinionit publik për të dëgjuar një platformë angazhimi të ri të Partisë Demokratike kundrejt shoqërisë shqiptare. Dhe si çdo risi pas tetë viteve në opozitë, ndërsa u drejtohemi të panjohurave të mandatit të tretë në opozitë, kërkohet minimumi i ndershmërisë për të pranuar gabimet e bëra, për të reflektuar mbi situatën e rëndë që kalon vendi edhe si pasojë e humbjes së PD-së në këto zgjedhje, për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të demokratëve dhe zërave publikë, brenda dhe jashtë partisë, të cilët kërkojnë (me të drejtë) rikonceptim tërësor të modelit të të bërit opozitë.

E gjitha kjo nuk kërkohet pa arsye. Nuk janë thjesht humbjet e radhës që e kërkojnë, as më pak një dëshirë e disave për të rënë në sy duke propozuar diçka ndryshe, vetëm e vetëm sepse koncepti i ndryshimit është tërheqës. Absolutisht jo! Kjo kërkesë urgjente e kohës vjen nga reflektimi i thellë mbi mënyrën sesi mund të përballemi me atë që cilësohet si “një makineri diabolike e përthithjes së votës”, karakteristikë thelbësore e kundërshtarit tonë politik. Në këtë kontekst, shumë arsyetojnë se shoqëria sot kërkon një model thellësisht të ndryshëm opozitar të përzgjedhjes së kauzave politike, të komunikimit, të përfaqësimit dhe të partneritetit me grupet shoqërore. Kërkon gjithashtu një ridimensionim të PD-së përballë shoqërisë shqiptare, ridizenjimin e vitrinës së PD-së që u flet shtresave dhe grupimeve të ndryshme si dhe komunikim me një gjuhë të vërtetë dhe të ndershme. Autori i këtij shkrimi hyn gjithashtu në këtë kategori.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E gjitha kjo nuk kërkohet as në vakum: z. Kadilli ka paraqitur manifestin e tij politik ku argumenton dhe parashtron instrumentet sesi PD mund të rikonceptohet plotësisht, në një model shumë të ngjashëm me atë të viteve të lavdishme ‘90-‘92. Z. Marku ka bërë disa herë thirrje publike për reflektim që duhet të pasojë rithemelimin e PD si dhe rikonceptim të rolit të saj në shoqëri. Kolegë të tjerë, deputetë, anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së dhe të Kryesisë së saj, institucionalisht dhe mediatikisht kanë përdorur argumente të ngjashme. Pra, idetë janë aty, vullneti mungon.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkaq, dy teza, sa jopolitike, aq edhe moralthyese, po përtypen paralelisht dhe gjerësisht nga ata që pajtohen (duke u dorëzuar në fakt) me situatën e rëndë: teza e parë që përsëritet pa pushim është ajo që nga përballja e 25 prillit, PD doli më e fortë. Argumentuesit i referohen rezultatit të zgjedhjeve të 2017, i cili ishte aq i ulët si pasojë e gabimeve të rënda politike të vetë PD-së. Në fakt, pas 25 prillit demokratët janë me kokën ulur, PD nuk është aspak më e fortë, por pluskon në pasiguri duke bluar dilemat e saj të mëdha, ndërsa e sigurt është vetëm që Edi Rama ndihet edhe më i fortë sepse mori konfirmimin që mund të vazhdojë të përdorë në zgjedhjet e ardhshme, të njëjtën skemë të tjetërsimit dhe transformimi të votës pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

Para 3 minutash
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

Para 4 minutash
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

Paralelisht me këtë, në muajt e fundit, në debatet brenda dhe jashtë PD-së, jemi ndeshur shpesh me tezën e dytë që “nuk kemi çfarë t’i bëjmë blerjes së votës nga Edi Rama”. Madje, ka jo pak kolegë të mi që e përdorin këtë argument. E pranoj që në rrethana ekstreme dhe specifike, ky argument mund të ketë meritë. E pranoj që ai mund të shërbejë edhe si argument personal justifikues për rezultatin zgjedhor, por kurrsesi nuk është argument politik. Madje, është shumë i rrezikshëm sepse është aq fatalist, saqë duket sikur i përcjellim shoqërisë kundërmesazhin që “..shitini votat edhe juve që nuk e bëtë, sepse askush nuk ju del dot për zot, as sot dhe as nesër..”! Nëse dikush ndihet i paaftë të përballet me makinerinë diabolike të Edi Ramës, minimalisht duhet të hapë krahun sepse ka shumë të tjerë që i dalin për zot.

Që Edi Rama ka blerë vota dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë, këtë tashmë e di edhe bufi. Po, për fat të mirë, edhe diçka tjetër është e qartë si drita e diellit: i vetmi instrument politiko-shoqëror i mposhtjes së Edi Ramës dhe bandës së tij, ka qenë, është dhe do të mbetet vetëm Partia Demokratike.

Si e tillë, është thellësisht e papranueshme që ajo të programohet si parti e dytë. Në kuptimin politik të këtij argumenti, në tetë vitet e fundit ne kemi vepruar dhe jetuar nën këtë dogmë të rreme dhe vetëzvogëluese. Lidershipit të PD-së i ka munguar kuraja politike për të konceptuar dhe ndërtuar një PD që të rezultojë partia më e pëlqyer e shqiptarëve. Veçanërisht sot kur “ngrihen duart lart” nga pamundësia për t’u përballuar me makinën e përlarjes së votave të Edi Ramës, këto koncepte dhe ky fatalitet janë asfiksues për PD-së.

Prandaj, ky debat që i mungoi, për fat shumë të keq, kuvendit të jashtëzakonshëm të saj, është jo vetëm një instrument për të rritur besimin e opinionit publik për PD-në dhe lidershipin e saj, por edhe i vetmi instrument që aktualisht kemi në dorë për të energjizuar strukturën e PD-së, lidershipin e saj dhe për të injektuar shpresë në shoqëri. Sa më shumë shpresë të injektojmë në shoqëri, aq më shpejt shoqëria do të kapërcejë trullosjen dhe do të orientohet drejt vlerave. A nuk ndodhi kështu në 1992? Apo në 2005? E pra, nuk ka asnjë arsye të mos ndodhë përsëri.

Lidershipi i PD-së duhet të kuptojë se debati dhe transparenca e tij mundësojnë paralelisht jo vetëm forcimin e PDsë, por edhe partneritetin e saj me shoqërinë. Dhe duke iu kthyer përsëri situatës neurotike ku Edi Rama ka futur Shqipërinë, nuk ka instrument më të mirë sesa debatimi publik, brenda PDsë dhe mes grupeve shoqërore të interesit, të koncepteve të tilla të motivimit të njeriut politik, të një partie të madhe sa shoqëria, përfaqësuese e kauzave të drejta politike, të meritokracisë, integritetit. Të një partie që meriton të quhet parti popullore!

Z. Basha ka fituar për herë të tretë drejtimin e PD-së. Bashkë me mandatin e tretë vjen përgjegjësia e madhe historike për ta çuar PD-në në fitore. Prandaj loja në zonën e komfortit duhet të marrë fund. Njerëzit që ai do të zgjedhë të rrethohet duhet ta sfidojnë dhe jo ta vetëkënaqin atë. Ai dhe ekipi i tij do të ketë shpejt peshën e rëndë të fitores së domosdoshme elektorale në zgjedhjet vendore që po afrojnë. Por koha nuk pret dhe transformimi duhet të nisë. Z. Basha duhet t’i prijë këtij procesi, duke nxitur dhe garantuar debatin mbi çështjet e mësipërme. Në kongres ai nuk e realizoi një gjë të tillë, por ky nuk është fundi, madje as fillimi i fundit. E rëndësishme është të kuptojmë se lidershipi i PD ka përgjegjësinë të shpëtojë Shqipërinë nga Edi Rama, në të kundërt do të hyjë në histori si brezi mediokër dhe pa integritet që tkurri PD-në dhe e la Shqipërinë në mëshirën e fat të saj të keq.

Etiketat e lidhura

Eno Bozdo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

FORMULA1 – Wolff mbyll derën për Ferrarin: “Antonelli është i Mercedesit”
Para 2 minutash

FORMULA1 – Wolff mbyll derën për Ferrarin: “Antonelli është i Mercedesit”

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë
Para 3 minutash

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002
Para 4 minutash

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër...

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë
Para 16 minutash

Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, gjobiten 23 qytetarë

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
15 Nëntor 2026, 11:13

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

3 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 13 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.