Eno Bozdo: Shqipëria në ngricë ekonomike, qeveria e PD do të bëjë reforma të thella

 

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo, i ftuar në studion e ABC News ka skanuar situatën ekonomike të vendit dhe njëkohësisht ka shpalosur alternativën e Partisë Demokratike për të nxjerrë vendin nga dimri i acartë ekonomik. Sipas Bozdos, të gjithë raportet e organizmave ndërkombëtarë ekonomikë parashikojnë rënie dhe kjo për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës.

“Problemi kryesor sot në ekonomi është ai që quhet struktural. Është një strukturë që disa ë quajnë oligarki. Unë e quaj një strukturë, apo ekonomia vihet në funsksion të 10-12 miqve, apo familjarëve të Edi Ramës. Vetë raporti i BB i publikuar dy muaj më parë jep disa shifra shumë shqetësuese. Është raport shumë i rëndësishëm, pubkikohet njëherë në 6 vite. Poër koicidencë viti i fundit ishte në 2013-ën. Më lejo të jap dy të dhëna. Në vitin 2019, 36.1 përqind e bizneseve shqiptare deklaronin që ishin hasur me afera korruptive. Kjo shifër në viitn 2014 ka qenë 20/4 përqind. Në vitin 2019, 43.5 përqind e kompanive shqiptare e përcaktpojnë korrupsionin si pengesë kryesore për të bërë biznes. Pra shikoni që jemi dyfishuar në konceptim dhe në provë të të bërit biznes”, – deklaroi Bozdo.

Po a do ndjehet kjo rënie ekononike tek konsumatori? Bozdo thotë se kjo situatë do largojë investimet dhe do shtojë papunësinë

“Ekonomia në pushtet mbahen në dy shtylla. Nëse ekonomia e një vendi hyn në ngërc, kuptohet që kjo që quhet perceptimi për ekonomisë shtylla e sytë nuk mund të mbahte më në këmbë. Investitorët do të largohen dhe kjo do të sjellë ulje të punësimit, pra rritje të papunësisë. Më shumë shqiptarë në nivelin e varfërisë”.

Do të kemi një vit të është një vit i vështirë..

Konsumi kundrejt vitit të kaluar ka rënë mdi 1 përqind dhe mbledhja e tvsh kja rënë 4.4 përqind jo në krahasim me planin, por në krahasim me atë të vitit të kaluar. Për herë të parë në 30 vite që kaq pak njerëz të kenë në dorë kaq shumë.  Regjimi i Enver Hoxhës shpërndante më shumë se regjimi i Edi Ramës. Ky është një problem shumë i madh. Unë pres që të gjithë sektorët të kenë tkurrje, përve atyre që janë sezonalë që është turizmi. Por këtu kemi edhe fatkeqësinë e tërmetit, Durrësi duhet të shikohet në mënyrë të veçantë sepse ka filluar anullimi i kontratave. E para lidhet me gjendjen psikologjike me atë që të huajt kanë parë në Durrës dhe e dyta nga informacionet që kemi është që agjencitë evropiane kërkojnë certifikim evropian të struktuarve të hotelerisë dhe turizmit sipas rregullave të BE-së dhe ka shumë gjasa që qeqershori dhe korriku të mos kapet dot në kohë”, – tha anëtari i kryesisë së PD, ish-zv ministër i ekonomisë.

Po çfarë do të bëjë PD në qeverisje për të nxjerrë vendin nga ky dimër ekonomim?

” Kam përshtypjen që kur të realizohet rotacioni nuk do të flitet më për ndërhyrje por për një ribërje nga e para. Ky sistem që është sot duhet shembur dhe duhet të fillojmë të ringrihemi mbi reforma të tjera të qeverisë Basha.
E rëndësishme është ndarja në dy grupe, masat e para do të jenë…supozojmë se sipas rregullave qëveria do të marrë zyrat në shtator, akti i parë i qeverisë është projekt buxheti për vitin e ardhshëm. Këto do jenë masat e para, dhe do japë impakt në 6 muajt e parë. Ndërjyrja pastaj më e thellë strukturore të ekonomisë, sic është bujqësia do të kërkojnë minimalisht 1 vit. Por optimizmi e mban ekonominë gjallë. Ne kemi të gjithë angazhimin dhe  njohuritë tona që atin e parë t’ja dedikojmë ekonomisë, – shpjegoi Bozdo në ABC News.

SHKARKO APP