Epidemia e gripit, Beqaj: Situata shkon edhe drejt përkeqësimit

Epidemia e gripit që ka pezulluar rinisjen e cerdheve, kopshteve dhe shkollave, është vetëm në fillimet e saj. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, situata pritet të përkeqësohet duke prekur të tjerë persona. Ilir Beqaj ne nje interviste per Vizion Plus nuk përjashton mundësinë e nje tjetër pezullimi ne shkolla. Megjithatë Beqaj deklaron se  ky vendim do te merret ne varësi te situatës gripale.

Ministri i Shëndetësisë thekson se kjo nuk është nje gjendje e jashtëzakonshme, pasi me te tilla epidemi vendi është përballur edhe vite me pare. Pas mbylljes se shkollave qe ndodh per here te pare ne nje epidemi gripale, ministri i shëndetësisë ka firmosur nje tjetër urdhër per përballimin e situatës.

Mjeket e qendrave shëndetësore ne gjithë vendin do te jene ne pune edhe te dielave. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ka nisur shpërndarjen e 93 mije dozave te vaksinave, e cila do te aplikohet falas per popullatën. Por a jep efekte vaksina ne pikun e epidemisë? Mbi 16 mije raste ne jave raportohen te prekur nga gripi. Vetëm ne qendrat shëndetësore te Tiranës raportohen rreth 600 vizita ne dite, kryesisht fëmije.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistet dhe mjeket infeskioniste i bëjnë apel popullatës te respektojnë masat për parandalimin e virusit te gripit. Sipas Institutit te Shëndetit Publik deri tani nuk raportohen raste te renda dhe as viktima nga gripi i tipi A, qe ka përfshire te gjithë Europen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?