Epidomologu Alban Ylli thotë piku do jetë në muajin maj në Shqipëri

Në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo, ishte epidemiologu Alban Ylli për të folur për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit. Epidemiologu tha se ka filluar rritja e rasteve të reja, por ende nuk është arritur piku. Sipas tij piku pritet të jetë në Maj, dhe nëse nuk do të ishin marrë masa do të ishte në Prill.

I pyetur se kur mund të dalin qytetarët nga shtëpia, Ylli solli në vëmendje modelet e ndjekura nga vendet e tjera të prekura.

“Ekzistojnë modele edhe për këtë, por në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Ekziston modeli i propozuar nga disa anglezë, nuk e di nëse qeveria angleze po e ndjek atë. Mund të futemi më atë modelin e karantinës, pra e frenojmë e lëmë pastaj ti japë pak frymë ekonomisë. Është një model që nuk më pëlqen shumë ta diskutoj në publik. Në Kinë ata kur kanë ulur vlerën e R-së me masat e para, ata kanë marrë masa të tjera dhe kanë krijuar spitalet fushore dhe kanë shmangur edhe qarkullimin në familje. Ata i kanë marrë të gjitha rastet e dyshuara dhe të sëmurë, i kanë çuar në spitalet fushorë dhe e kanë çuar vlerën e R-së 1.2 apo 1.1”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra akoma nuk kemi parë gjë akoma! Prill-maji do jenë kurba maksimale thotë specialisti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe ministrja e shendetsisë tha sot se ““Sa i takon numrit të testimeve, numri i tyre nuk është në dëshirën e askujt. Të gjitha testet që realizon në strukturat tona, realizohen në bazë të rekomandimit të OBSH. Ne testojmë, testojmë të dyshuarit që kanë nevojë që të binden nëse janë të prekur nga koronavirus. Ne kemi bërë testime aq sa nevoja ka pasur. Në javën e tretë të kësaj situate, që kërkon testime për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit, është i rëndësishëm që të bëhet, pasi kapim persona me problematika të shprehura. Ne shkojmë dhe një hap më tepër, te kontaktet e afërta. Jemi në javën e tretë, kurba do të rritet. Masat që kemi ndërmarrë do të vlerësohen ndoshta jo këtë javë, por rreth datës 30. Kjo është çfarë ekspertët thonë. Janë duke punuar disa modele. Duke u ndalur tek projeksionet, është se kemi rritur bazën e testimeve për të shkëputur zinxhirin e infeksionit dhe për të izoluar rastet. Sot ne kemi një shoqëri të izoluar në funksion të ndërprerjes së infeksionit të COVID. Efektet e tyre ndoshta nuk shihen në javën e tertë. Ne ditë pas dite jemi duke u rritur. Sot kemi 23 raste të reja në 24 orëshin e fundit. Pra ne rritemi në një lloj progresioni. Është më se e frikshme rritja e rasteve të COVID-19. Ka lajme të mira dhe ato na bëjnë më shumë besimplotë, s’e sistemi shëndetësor i ynë po përballon fluksin. Janë 73 pacientë të shtruar në shërbimin Infektiv. Këtë orë kanë lënë spitalin 4 qytetarë, të cilët kanë rezultuar të shëruar. Ky infeksion mund të mundet. Ka raste që shkojnë në fatalitet, si 5 rastet e vdekjeve. Edhe me këtë rritje, ne arrijmë ta përballojmë. Por masat që kemi ndërmarrë duhet të zbatohen. Ne pandemi të gjithë janë të dyshuar. Të gjithë duhet të ruhen”- përfundoi ajo

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?