”Era ime që sjell kudo ndryshimin”, Kryemadhi uron të bijën për datëlindje
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka uruar sot të bijën Erën për datëlindjen, por me keqardhjen se për shkak të angazhimeve në politikë, nuk mund të jetë afër saj. Përmes një postimi në facebook, Kryemadhi shkruan se i kanë munguar sot përqafimi dhe puthja e së bijës, por shton se nuk mund të jetë me të, për shkak të detyrimeve të shumta. Ajo i uron të bijës lumturi duke i shprehur të gjithë dashurinë e një nëne.
Postimi i plotë
Era ime! Ky vit filloi me vështirësi të madhe për punën time dhe ndonjëherë më bën mua të pavëmendshme për gjëra shumë të rëndësishme, për ty Era ime. Por nuk mund ta filloja ditën sot sepse një gjë ishte në zemrën time që më shtrëngonte, dhe kuptova që mungesa e puthjes dhe përqafimit tënd ishte dhimbja më e madhe për mua.
Nuk jam sot me ty, Borën dhe Besin në shtëpi, sepse detyrimet e mia ndaj njerëzve që na përkrahin në sfidat që kemi janë shumë të mëdha, por Era, un të dua shumë por shumë shumë dhe të uroj mami edhe 100 vite të tjera. Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat zemra ime.
Më fal shumë për vonesën e mesazhit por rutina e tranzicionit e tjetërson edhe memorien njerëzore. Të puth mami fort ERA ime që sjell kudo ndryshimin.
Të dua shumë