“Erdhën nga Kanadaja”, Basha akuza Ramës për maskat: Boll me justifikime, merr masa reale

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat për 1.2 milion maska ​​të skaduara. Pak minuta më parë në mbledhjen e qeverisë, kryeministri duke iu përgjigjur opozitës tha se maskat kanë ardhur si dhuratë nga Kanadaja për një shoqatë bamirëse dhe i janë shpërndarë stafit mjekësor për t’u mbrojtur.

Ndërkohë, këtë deklaratë kreu i demokratëve e ka cilësuar si gënjeshtër dhe kërkon sërish përgjigje nga Rama se përse janë  shpërndarë sipas tij 1.2 milion maska ​​të skaduara.

Në vend që të sulmojë opozitën Edi Rama duhet të vlerësoni pse ka shpërndarë 1.2 milion maska ​​të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i kuptojmë si mbrojtës dhe si vendosni shqiptarët! Janë mijera burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur.

Boll me justifikime që fshehur dështimin, më trego gënjeshtra që fshehin paaftësi, bëje të mundur dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve”, shkruan Basha.

SHKARKO APP