Kryeministri Rama arrin në kryeqytetin turk: Projekte të shumta bashkëpunimi mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama në mbrëmjen e sotme është pritur në një darkë pune nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe rritjen e bashkëpunimit.

Kreu i ekzekutivit shqiptar u shpreh pasditen e sotme se vizita dyditore në Turqi po zhvillohet për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport etj.

Gjatë vizitës Edi Rama shoqërohet nga disa ministra ta kabinetit qeveritar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shprehje të Abraham Lincoln mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale.

“Halli im i madh është jo pse ke dështuar po pse je i kënaqur me dështimin tënd” shkruan Rama.

Marrëdhëniet Erdogan-Rama njihen si të shkëlqyera.

SHKARKO APP