Erdogan: E gjitha bota islame të ndihmojë Shqipërinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan ka deklaruar se e gjithë bota islame duhet të mbështesë Shqipërinë. Lidhur me tërmetet shkatërruese, Erdogan bën të ditur se i ka telefonuar kryeministrit Edi Rama dy herë për tu përditësuar në lidhje me operacionet e kërkim shpëtimit të të dëmtuarve nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë. Presidenti turk theksoi se i ka dërguar ngushëllimet kryeministrit Rama dhe shtoi se Turqia ka dërguar ekipet e saj të kërkim-shpëtimit. ”Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila veçanërisht është detyra e Organizatës Islamike për Zhvillim. Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”.

SHKARKO APP