Erdogan: Jam rritur në duart e një nëne shqiptare

Një deklaratë surprizuese është ajo e Erdogan, teksa ka takuar presidentin Nishanin. Gjatë konferencës për shtyp pas takimit me homologun e tij, Erdogan e ka cilësuar Shqipërinë si një vend kyç për stabilitetin në Ballkan.

Por, “surpriza” erdhi kur ai filloi të fliste për fëmijërinë e tij.

“Në vendin ku kam lindur unë, komshinjtë e parë i kemi pas shqiptarë. Mund të them se jam rritur në duart e nënës shqiptare. Ishte një familje e mrekullueshme dhe i falënderoj për kujdesin që kishin ndaj meje si fëmijë”, tha presidenti Erdogan, shkruan haberturk.com.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti turk përmendi edhe investimet turke në Shqipëri, për të cilat tha se kapin shifrën mbi 3 miliardë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Falënderojmë presidentin Nishani për përkrahjen e tij në luftën kundër FETO-s”, shtoi Erdogan teksa theksoi se shteti turk do të bëjë çdo gjë që është e mundur për mbrojtjen e Shqipërisë dhe se do të shtohen investimet në sistemin e arsimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?