“Erdoganistët te Liqeni”, Vasili: Memorial i ca pazarxhinjve pa zemër e pa atdhe
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili teksa shpreh keqardhjen e tij që në vendin tonë nuk përkujtohet dhe nuk ka asnjë memorial për shqiptarët që kanë dhënë kontribut për kombin, nuk i kursen akuzat lidhur me memorialin e erdoganistëve te Liqeni.
Përmes rrjeteve sociale teksa propozon një memorial për njeriun e letrave Ndoc Gjetja, Vasili shprehet se vendet në Shqipëri i kanë zënë memoriale lloj-soj, nga kudo dhe nga askund, për asgjë dhe për shumëgjë, që lidhje me ne nuk kanë as me ne dhe as me të shkuarën apo te ardhmen, por thjesht me një pazar të ca pazarxhinjve pa zemër e pa atdhe, që shfaqen përzishëm dhe turpshëm mes nesh.
Reagimi i Petrit Vasilit
Për një memorial për këtë epitaf të Ndoc Gjetjes së madh nuk gjendet dot vend.
Vendet në Shqipëri i kanë zënë memoriale lloj-soj, nga kudo dhe nga askund, për asgjë dhe për shumëgjë, që lidhje me ne nuk kanë as me ne dhe as me të shkuarën apo te ardhmen, por thjesht me një pazar të ca pazarxhinjve pa zemër e pa atdhe, që shfaqen përzishëm dhe turpshëm mes nesh….!!
Poezi nga Ndoc Gjetja :
EPITAF PER VETEN
Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
i cili pati ardhur gabimisht ne bote
nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
dhe gjithe njerezit i quante shoke
Kur pa qe enderra kalkulohej me kompjuter
kur pa se idealet rrezoheshin ne kolltuqe
kur jepte buzeqeshje dhe merrte skermitje
zuri syte me dore dhe vendosi te ikte.
Dhe shkoji e hyri ne manastirin e Unit
te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes
Pastaj e percollen ne banesen e fundit
me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhes.
Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur
e puthi ne balle dhe thirri “Nene”
Mos kerkoni te dini per te me teper
se iku sikur te mos kishte qene