Erion Braçe: A ka mundësi që zyrtarët e shtetit të mos hyjnë në baxho bulmeti siç vijnë nga rruga?!

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me tone kritike ndaj mënyrës se si po zhvillohet aksioni për kontrollin e sigurisë ushqimore në vend.

Braçe ka ndarë disa pamje nga zyrtarët e Administratës Tatimore dhe inspektorët, të cilët, sipas deputet socialist, nuk duhet të hyjnë në baxho bulmeti siç vijnë nga rruga.

“Brenda në aksion për sigurinë e ushqimit. A ka mundësi që zyrtarët e shtetit të mos hynë në baxhot e bulmetit dhe frigoriferët e bulmetit e të mishit siç vijnë nga rruga, pa qese në këpucë e në kokë, pa përparëse e pa doreza? Se është aksion për SIGURINË E USHQIMEVE, jo për të kapur malin si prodhues i rigonit!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?