Erion Braçe: Bordi i Transparencës as komunist, as fashist, por çmimi i naftës duhet riparë

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur në Kuvend lidhur me bordin e Transparencës që vendos çmimet e karburanteve në vend.

Sipas Braçes bordi nuk është as fashist e as komunist, por duhet që të mbrojë qytetarin, teksa nuk e mohoi se ka pasur abuzime me rritjen e çmimeve.

Bordi, ky që po diskutojmë sot me akt normativ, por edhe bordi tjetër që merret me çmimin e karburanteve janë instrumente të mbështetura në ligj. As fashiste dhe as komuniste. Bordi nuk rrit çmimet, ka vetëm një qëllim të mbrojë qytetarin nga abuzimet. Ka raste që e ka bërë dhe ka raste që do i tregoj që nuk e ka bërë. I kërkoj qeverisë publikisht të aprovojë garancinë sovrane por është nevojë jetike tani për shkak të përdorimit të drithit si armë atje në fushë të betejës. E kërkoj prej kostos të këtij viti që i ka detyruar bujqit të mbjellin dhe të diskutojnë që tani për çmimin. Kam që në tetor që e them. Kostoja bazë e grurit ka dalë me 1200 lekë, por prodhimi bazë, ilaçet dhe plehrat kimikë zënë 60% të kësaj kostoje. 30 lekë ka bërë një kilogram grurë vjet te bujqit. Me çmimin e vjetshëm i jep vetëm 15 mijë lekë të ardhura bujqëve për dynym”, shtoi Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?