Erion Veliaj: Asnjë betejë nuk është e pamundur, as kjo me FSHF

Në vijim të përgatitjes së programit për Kryeqytetin Europian të Rinisë, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi një takim me dekanët e rektorët e Universiteteve publike që ashtu si çdo betejë tjetër e bërë në Tiranë, si për betonieret, si për Parkun e Liqenit, për universitetet, edhe beteja me FSHF-në do të tregojë se nuk ka të paprekshëm.

Dje më pyeti dikush: Pse nuk u more më herët me FSHF-në? I thashë, sepse më përpara kisha një betejë tjetër, atë me betonieret. Edhe për atë betejë thoshin është e pamundur, por ja ku jemi sot. Pavarësi nuk do të thotë të jesh i paprekshëm! Ky qytet dhe ky vend ka çdo ditë beteja. Në fillim ishte beteja për informalitetin sepse nuk paguhej as uji, as dritat, pra praktikisht vidhnim shtëpinë tonë. Pastaj, ishte beteja e universiteteve, sepse ishte e pamundur t’i thoje një të riu se diploma e “Kristalit” dhe “Vitrinës” do të shpien përpara në jetë. Ishte gënjeshtër e madhe! Një abuzim dhe vjedhje e madhe. Ishte e pamundur të shkulje disa çibanë brenda universitete. Ja ku jemi sot! Ishte e pamundur lufta me betonieret. Ja ku jemi sot! Nuk ka betejë që nuk fitohet nëse shumica morale e shoqërisë e ndan mendjen për ta fituar këtë betejë. Unë e kam ndarë mendjen dhe për betejën me FSHF-në”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?