Erion Veliaj: Beteja me FSHF-në është për të ardhmen e fëmijëve tanë
Në vijim të përgatitjes së programit për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian të Rinisë”, kryebashkiaku Erion Veliaj, pas takimit me dekanët dhe rektorët e universiteteve publike, zhvilloi edhe një bisedë me rektorët e universiteteve private
Në këtë takim, kryebashkiau Veliaj, ndër të tjera foli edhe për përplasjet e fundit mes Bashkisë së Tiranës dhe kreut të FSHF-së. Veliaj tha se kjo është një sfidë për brezin e ri të sportistëve, që duan të ndjekin ëndrrat e tyre me meritë.
“Beteja ku jam përfshirë si aksioner i Sport Klub Tiranës, por edhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës, si financuese e shumë terreneve sportive, bëhet mbi këtë bazë: Nëse do të ishte çështje investimesh, mund të bëhet prapë sepse një pemë që nuk mbin, e mbjell prapë, një pllakë që nuk zë, punë e madhe e ndërron prapë.
Por, te sporti dhe arsimi bëhet fjalë për jetë njerëzish: Një student nuk i thua dot se ‘dolëm huq! A vjen ta bësh edhe një herë Bachelorin?’. Si ajo shprehja në anglisht: ‘Ke vetëm një shans’ që t’ia qëllosh me një student, me një fëmijë, me një sportist. Ndaj, besoj se kjo sfidë që kemi është për ato punë që mund të bëhen vetëm njëherë, në dallim nga një punë tjetër që mund të rregullohet. Një brezi sportistësh apo studentësh nuk i thua dot ‘më vjen shumë keq, por brezi juaj u dogj për abuzime dhe tahmanë e dikujt, se donte të shtypte diploma për të fituar ca para’. Këtë brez nuk e kthen dot më! Kush u dogj me ‘Kristal’ e me ‘Vitrina’ iku, çështja është të reflektojmë dhe ta bëjmë më mirë”, u shpreh Veliaj.
KOHA JONË SONDAZH

