Erion Veliaj: Beteja me FSHF-në jo vetëm e imja, por e të gjithëve!

Kryebashkiaku Erion Veliaj falënderoi drejtues dhe efektivë të Policisë së Tiranës jo vetëm për shërbimin ndaj qytetarëve por dhe për ndihmën në disa prej betejave për zhvillimin e qytetit.

Veliaj u ndal edhe te beteja me FSHF-në dhe theksoi se kjo betëjë është e të gjithëve, jo vetëm e kreut të Bashkisë.

Unë kam hyrë në një betejë tjetër, e cila është edhe beteja juaj sepse më duket fyese që disa hargalisen në tribunë, kurse policët hanë gjithë shkopinjtë, gurët e shishet kokës. Një prind që është polic nuk e di si ia del që të gjejë 20-30 mijë lekë nga rroga e tij për të çuar fëmijën të luajë futboll. Jam i sigurt se heq diçka mënjanë sepse ka një rrogë modeste. Por, ta kesh bërë këtë për 15 vjet dhe në fund të vendosë një bandë në Shijak kujt i bën fëmija dhe kujt nuk i bën, në varësi të mbiemrit, lekëve që paguan apo të njohjeve që ka me politikën, s’ka asnjë kuptim! Kjo nuk është vetëm beteja ime! Kjo është beteja e të gjithëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?