Erion Veliaj del nga SPAK: Isha si bashkëpunëtor, u ezaurua totalisht çështja e shpjegimit mbi inceneratorët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga ambientet e SPAK-ut pasi qëndroi aty për disa orë. Kjo është hera e parë që Veliaj shkon në godinën e SPAK.

Sapo doli nga SPAK kryebashkiaku Veliaj tha shkurt për mediat: ”Pak këtij takimi SPAK ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për së mbari. Isha me dy kolegë hetues profesionistë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është ti forcojmë institucionet mos ti përgojojmë që të mos bëjnë rolin e tyre. Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim.

Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjithë shpjegimet e nevojshme.
U thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për ccështje të hetimit dhe të sekretit hetimor duke qenë se bashkia ka dërguar dhe disa detaje të tjera, më kërkuan që të mos i ndaj me gazetarët disa detaje.

Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar. Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën. Çdo koment tjetër do tua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak”,-tha Veliaj.

SHKARKO APP