Erion Veliaj dhe Mirela Kumbaro mbjellin pemë te zona e Shëngjergjit
Erion Veliaj me pjestarë të bashkisë dhe qeverisë, ku ishte edhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, mbollen pemë në Shëngjergj. Plani, duke filluar nga sot, mbetet që 10 mijë pemë do të mbillen në Shëngjergj.
Pas kësaj dite të bukur nga zona e Shëngjergjit, Veliaj shkruan: “10 mijë fidanë akacie për 101-vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar.
Shumë i lumtur që çdo ditë Tirana është më e gjelbërt dhe akoma më i lumtur që shoh fëmijë të vegjël që mbjellin te kopshti, te çerdhja, te shkolla, poshtë pallatit, në lagje apo te bahçja. Bashkë kemi fuqinë e transformimit.”- përfundon Veliaj.
Sot ishte dita e parë e kësaj nisme, që do të vazhdojë në ditët në vijim.